Largimet e shumta te Vllaznia, padyshim që kanë habitur mbarë opinionin sportiv në vendin tonë. Lojtarë që kanë lënë gjurmë dhe kanë kontribuar prej vitesh te kuqeblutë u "divorcuan". Trajneri Migen Memelli po punon me grupin që ka në dispozicion, që ç'është e vërteta, është i cunguar.
Sot Vllaznia do të luajë kundër NK Medjugorje, skuadër që militon në ligën e dytë të Bosnjë Hercegovinës. Pritet të shihet se kush do të jenë futbollistët e preferuar nga trajneri Migen Memelli për t'u hedhur në fushën e blertë.
Ky takim është programuar të zhvillohet në orën 18:30 dhe të gjithë janë sy e veshë nga skuadra shkodrane. Presidenti Alban Xhaferi ka premtuar se do të jetë kandidate për titull. Por, me afrimet e deri tanishme, skuadrat rivale duken shumë më përpara.