Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysaj është përqëndruar te e ardhmja e shqiptarëve që ka në menaxhim dhe kryesisht për të ardhmen e shkodranit Elseid Hysaj. Për mikrofonin e Radio Kiss Kiss, agjenti shpjegoi situatën e krijuar tek Napoli për mbrojtësin e krahut të djathtë:
“Hysaj ka dy arsye për të qëndruar në Napoli. E para lidhet me mungesën e marrëveshjes ekonomike, e dyta është pasuese e së parës. Sipas meje këtë verë nuk kishte vullnet, nga këndvështrimi teknik Napoli nuk donte ta privonte atë.
Këtë verë kemi bërë tre negociata me tre klube të rëndësishme për Hysaj. Të gjithë e njohin shumë mirë Hysaj dhe e konsiderojnë atë taktikisht të fortë duke patur parasysh që ai ka punuar me Sarrin. Hysaj gjithmonë ka pëlqyer Juventus, por këtë vit ata morën Danilo në shkëmbim me Cancelo dhë rrugët u mbyllën për këtë arsye”, u shpreh Giuffredi për Hysaj.