
Virgil van Dijk ka kaluar me sukses operacionin në gju, teksa tani do të nisë fazën e rikuperimit. Mendohet se dëmtimi I pësuar në ndeshjen me Evertonin do t'I kushtojë mbrojtësit të Liverpool plot shtatë muaj mungesë. Lajmin për kalimin me sukses të operacionit e ka dhënë vetë klubi I Liverpool.
"Virgil van Dijk I është nënshtruar një operacioni për dëmtimin e ligamentit të gjurit, dëmtim që e pësoi në fillim të këtij muaji. Operacioni I planifikuar për mbrojtësin u zhvillua me sukses në Londër.
Van Dijk tanimë do të përqëndrohet menjëherë në fillimin e rehabilitimit të tij, me mbështetjen e stafit mjekësot të klubit", thuhet në deklaratën e The Reds.
Poll