Chelsea do t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë dhe me ardhjen e Mauricio Pochettino do të nisë një epokë e rë. Nga Blutë e Londrës priten të largohet shumë lojtarë, teksa të tjerë pritet të zbarkojnë në “Stamford Bridge”.
Ish-trajneri i PSG-së ka një listë të “zezë” me lojtarët që do të largohen nga Chelsea dhe due të bëjnë gati “valixhet”. Sipas “Daily Mail” 15 lojtarë kanë të ardhmen e tyre në ajër dhe mund të largohen nga “Stamford Bridge”.
Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy dhe Callum Hudson-Odoi pritet të largohen, ndërsa e ardhmja e Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta dhe N’Golo Kante është e paqartë.
Lojtarët e tjerë të përmendur janë Denis Zakaria, i cili do të kthehej te Juventusi, dhe Mason Mount, Mateo Kovacic, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah dhe Ruben Loftus-Cheek, të cilët gjithashtu mund të largohen. Nga kjo listë shpëton Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që vazhdon rikuperimin e tij.
Mauricio Pochettino plots RUTHLESS Chelsea clearout as he wields the departure axe with up to 15 Blues stars preparing to LEAVE Stamford Bridge
✍️ @AdrianJKajumba https://t.co/MczEXcIYJm
— MailOnline Sport (@MailSport) May 31, 2023