Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Olsi RAMA thërret Enea JORGJIN për sqarim, SINEMATI "kunj" JEMINIT: Ti do ishe kthyer me vrap jo avash

Shkruar nga NEWSPORT
Olsi RAMA thërret Enea JORGJIN për sqarim, SINEMATI "kunj"

Me mbylljen e javës së 15-të të Kampionatit të Superiores, në emisionet sportive u kryen dhe analizat nga specialist të fushës, si dhe u fol mbi pikantet e javës. Një ngjarje që bëri jo pak bujë në media, ishte publikimi i një video kur drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama thërret për sqarim, arbitrin e ndeshjes Partizani-Tirana, Enea Jorgjin. Mënyrë sesi e thërret dhe kthimi nga rruga e arbitrit, surprizuan jo pak sportdashësit të cilët ngritën shumë pikëpyetje nëse ishte veprim i saktë apo i gabuar. Teksa në studion e Procesit Sportiv, po diskutohej për rastin në fjalë. Gëzim Sinemati ngacmoi Lorenc Jeminin i cili ka qenë arbitër më parë, duke i thënë se nëse do të ishte ai, do të kthehej me vrap. Diçka e tillë kaloi me të qeshura në studio.

Jemini: "Nuk është normale kjo as për drejtorin e Partizanit, as për arbitrin."

Sinemati: "Arbitri iku direkt  e la valixhen në vend."

Jemini: "Drejtori bën gabim që e thërret, pastaj gabimin tjetër e bën arbitri që kthehet."

Manushi: "Do ktheheshe ti po të thërriste?"

Jemini: "Jo absolutisht.''

Sinemati: "Leje ca thotë tani ai. Si nuk do kthehej? Ta thërriste Olsi? Nuk do kthehej avash por do kthehej me vrap."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga