
Besart Ibrahimi është një nga lojtarët më të përfolur në merkato. Sulmuesi ka përfunduar kontratën e tij më Shkëndijën e Tetovës dhe nuk ka pranuar të paktën për momentin rinovimin. Sipas "Vesnik.com", arsyeja është se klubi kuqezi i ka ofruar një pagë prej 7 mijë euro në sezon që është sa gjysma e asaj që ka përfituar deri më tani në Maqedoni.
Oferta nga Tirana dhe dy klubet në Kosovë janë më të larta se ajo që ofron Shkëndija dhe Ibrahimi po mendon seriozisht largimin. Të mbajtur në skuadër futbollistin skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka duhet të paguajë të paktën 10 mijë euro në muaj në të kundërt "bomberi" i kampionatit maqedonas do të nisi një aventurë të re në një tjetër kampionat.
Poll