
Myrto Uzuni është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të Lokomotivës së Zagrebit. Beratasi që vesh edhe fanellën e Kombëtares kuqezi ka disa oferta nga Europa, ndërsa nuk mungojë edhe klube nga Serie A. Këtë lajm e ka dhënë vetë 24 vjeçari për gazetaren Enkeleida Zeko, ndërsa nuk dëshiron që t'I bëjë publik emrat pa pasur diçka konkrete.
"Kontrata ime skadon në vitin 2023, por për mua interesohen 5-6 klube nga më të fortat e Europës. Ka dhe klube të Serie A. Mendoj që klubet të mos t'i bëj publike deri sa të konkretizohet. Synimi im është të shkoj sa më lart, pasi ambicia nuk më mungon", u shpreh Uzuni.
Në një ndërhyrje për këtë rast, ish-drejtori sportive I Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi u shpreh se Uzuni është një nga lojtarët më të fortë në Kroaci, ndërsa sipas zyrtarit të Veronës në Serie A, aim und të luaj në çdo ekip.
"Uzuni mund të luajë me çdo ekip, pasi është një futbollist mjaft cilësor. Madje mund të them se ai është lojtari më i fortë në Kroaci", deklaroi Dritan Dervishi.