Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Oferta nga Tirana dhe klubet në Kosovë, IBRAHIMI flet hapur: Ka interes, në ditët në vijim vendos gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Oferta nga Tirana dhe klubet në Kosovë, IBRAHIMI flet hapur: Ka

Besart Ibrahimi është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesit i ka përfunduar kontrata me Shkëndijën e Tetovës dhe deri më tani nuk ka rinovuar ende. Duke parë që Ibrahimi është një lojtar i lirë shumë klube kanë nisur t'i bëjnë ofertat e para për ta bindur që të firmosi për sezonin e ri.

Në Shqipëri, Tirana është ekipi që e do në skuadër për ndeshjet e Champions League dhe për sezonin tjetër, ndërsa lojtari ka oferta edhe nga klube në Kosovë. Në një prononcim për " Indeksonline", Ibrahimi ka pohur se ka oferta nga Shqipëri dhe Kosova, ndërsa do të vendos në ditët në vijim.

'Normal që ka interes edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Po në ditët në vijim do të dihet gjithçka për të ardhmen time. Së pari duhet të flas me kryesinë e klubit të Shkëndijës, pastaj ta shohim', ka thënë 33 vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga