
Endri Çekiçi është kthyer në një nga lojtarët kyç të Olimpia Lubjana. Mesfushori shqiptar nuk është grumbulluar ende nga trajneri Reja, por në sfidat e fundit ka qendruar në listën e pritjes.
Çekiçi ka arritur të shënoi rregullisht gola në Slloveni e tashmë shumë skuadra kanë kthyer sytë nga ai. Siç raportojnë mediat sllovene "24.ur", klube nga Spanja dhe Italia kanë bërë oferta të rëndësishme për Çekiçin.
Drejtuesit e klubit janë gati të negociojnë nëse në adresë të tyre do të mbërrijë një ofertë që do të kënaq të gjitha palët. Kontrata e mesfushorit pogradecar me Olimian Lubjanën është deri në qershorin e vitit 2021, por ka shumë gjasa që mesfushori të largohet që në merkaton e janarit.
Poll