Ofendimet raciste vijojnë të jenë prezent në futboll. Ditën e sotme, dy lojtarët e Liverpool, Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita kanë marrë ofendime raciste në rrjetet sociale pas humbjes nga Real Madrid. Gafat e bëra ditën e djeshme ndaj madrilenëve ka bërë që tifozët të "masakrojnë" me komente raciste dy lojtarët e Liverpool.
Lidhur me këto momente ka reaguar edhe klubi anglez që dënon ashpër këto komente, ndërsa ka kërkuar edhe nga autoritetet përkatëse që të marrin masa të dhe të procedohen penalisht ata tifozë që kanë përdoruar ofendime raciste.
Reagimi i Liverpool:
"Liverpool dënon të gjitha format e diskriminimit racor. Si një klub, ne do t'u ofrojmë lojtarëve tanë gjithë mbështetjen e nevojshme. Ne gjithashtu do të punojmë me autoritetet përkatëse për të identifikuar dhe, nëse është e mundur, për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës."
