Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Objektivi jonë është Europa", Gripshi analizon sfidën ndaj Laçit: Shyqyr që barazuam, mendja te Bylisi

Shkruar nga NEWSPORT
"Objektivi jonë është Europa", Gripshi analizon

Skënderbeu u ndal ditën e djeshme në një barazim 1-1 ndaj Laçit. Korçarët barazuan në minutat e fundit me Krasniqin pasi deri në ato momente ishin duke u mundur 0-1.

Pas disa rezultateve pozitive skuadra e Dajës nuk arriti të dilte me pikë të plota, por duke parë ecurinë e ndeshjes barazimi ishte një rezultat i kënaqshëm. Në fund të ndeshjes për "RTSH Sport", Nazmi Gripishi u shpreh se korçarët kishin menduar se mund ta fitonin sfidën.

"E kishim menduar që do ta fitonim ndeshjen, por shyqyr që barazuam, mund edhe të fitonim në fund. Nuk isha i acaruar gjatë ndeshjes, por thjesht kisha disa provokime.

Objektivi jonë primar është Europa dhe do të luftojmë deri në fund. Kemi dy ndeshje me Bylisin por në fillim t'i bëjmë ysmetin kampionatit e pastaj Kupës".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga