Sabjen Lilaj ishte një nga lojtarët që kërkohej me ngulm nga Partizani gjatë merkatos së verës. Mesufshori arriti akordin me të kuqtë, por bllokimi i merkatos së Partizanit nga FIFA, prishi planet dhe Lilaj u transferua në Kosovë te Prishtina.
Së fundmi kanë qarkulluar sërish se Partizani kërkon sërish Lilajn që mund të prishi kontratën me skuadrën kosovare. Në një prononcim për “Zëri”, 31-vjeçari ka zbuluar edhe të ardhmen pas shumë aludimesh.
“Po mundohem të ambientohem, nuk kam pasur fat me dëmtimet, tani kam ardhur me një dëshirë tjetër dhe kam kohë të përgatitem në fazën përgatitore”.
E ardhmja? “Kam firmosur për tri vite me skuadrën, do ta vazhdoj projektin që kemi nisur dhe shpresoj se do ta mbylli me sukses”, tregon Sabien Lilaj.