Eros Grezda është bërë baba. Është vetë lojtari i njohur që ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet mjaft i lumtur për këtë ndryshim të bukur në jetën e tij. Grezda e ka shpërndarë lajmin me ndjekësit e vet, ku komentet kanë qenë të shumta.
“Mirëserdhe mes nesh djali ynë Kian! Ne të duam shumë”, shkruan Grezda përkrah diçiturës së fotos në Instagramin e vet.
Kujtojmë që ish lojtari i Kombëtares është në qendër të kësaj merkato vere, teksa synohet të transferohet te Partizani. Duhet theksuar se nuk ka ende asgjë zyrtare dhe gjithçka do të zbulohet në ditët në vazhdim. Sot është ditë feste për futbollistin, pasi ka ndryshuar statusin në jetë duke u bërë baba.
[caption id="attachment_695805" align="alignnone" width="1024"] Postimi i Grezdës[/caption]