
Në fundjavë do të rikthehet të luhet Kategoria Superiore. Një prej ndeshjeve të javës së 4 është ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut në "Selman Stermasi", që do të luhet të shtunën në orën 16:00. Ky 90 pritet me shumë interes, për faktin se bardheblutë në këtë start kanë treguar se këtë sezon janë me tjetër objektiv, titullin, e kësisoj do tentohet që të merren 3 pikët.
Në krahun tjetër kemi parë një Skënderbe surprizues. Në 3 ndeshje, korçarët kanë 6 pikë dhe janë vetëm 1 pikë larg kreut. Në këto kushte, në kryeqytet pritet të luhet një sfidë me një ritëm të lartë, por për më tepër do të kemi edhe një përballje mes Ilir Dajës dhe Ardian Memës, që deri në sezonin e kaluar punon të dy së bashku në një stol.
Takimet e tjera janë:
Laçi - Partizani
Bylis -Kukësi
Teuta - Vllaznia
Luftëtari - Flamurtari