Disiplina zbardhi ditën e sotme vendimet për javën e kaluar në futbollin shqiptar. Komisioni ishte përqendruar kryesisht te Kategoria e Parë dhe Kamza. Kjo e fundit nuk u paraqit në Fier për të luajtur sfidën ndaj Apolonisë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Kamza nuk u paraqit dhe për këtë arsye Disiplina vendosi që Kamza të dënohet me humbjen 3-0 në tavolinë. Por, pak minuta më vonë, FSHF-ja ka ndryshuar vendimin duke e përjashtuar për dy vite nga Kupa skuadrën e Kamzës. Sikur të mos mjaftonte dënimin në Kategorinë e dytë tashmë vjen edhe një tjetër dënimin për kamzalinjtë.


Galeria fotografike ()
Poll