
Lionel Samba është larguar nga Turbina. 22 vjeçari pritet të rikthehet te Bylis në Ballsh pasi ka luajtur në huazim te cërrikasit. Mbrojtësi nga Brazavili zhvilloi 11 ndeshje me Turbinën, teksa ekipi nuk ia doli të promovohej në elitë.
Megjithë investimet e vitit të shkuar, afrimet e disa lojtarëve me peshë dhe trajnerit Troisi, Turbina nuk la gjurmë në një sezon ku u nis si pretendente. I afruar te Bylis në janarin e 2020, Samba u huazua në verën e shkuar te Turbina për më shumë minuta. Lojtari do rikthehet sërish në Ballsh për të ndihmuar këtë herë Bylis.
Poll