
Edinson Cavani nuk po gjen hapësira te Man United këtë sezon. Sulmuesi urugujian vitin e kaluar ishte një nga lojtarët kryesor të skuadrës angleze, por me ardhjen e Cristiano Ronaldos ka përfunduar në stol. Mediat angleze bëjnë me dije se lojtari po mendon largimin nga skuadra që në merkaton e janarit.
Ofertat për Cavanin nuk kanë munguar dhe disa ekipe nga La Liga i kanë bërë ofertë. Drejtuesit e Man United janë të gatshëm që të heqin dorë nga shërbimet e tij duke parë që nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Solskjaer. Me hapjen e merkatos së janarit pritet të zbulohet se cila do të jetë e ardhmja e Cavanit.
Poll