E ardhmja e Rey Manaj mund të jetë në Superligën portugeze.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ka bindur drejtuesit e Barcelonës për ta zgjatur qëndrimin e tij në Katalonjë dhe Manaj është në kërkim të një eksperience të re.
Cadiz në La Liga kishte shfaqur interes për të, por duket se 24-vjeçari do ndryshojë kampionat dhe shtet.
Farmalicao ka hedhur hapa konkret për të firmosur me Manaj, i cili me siguri do ketë minuta në Portugali, e njëkohësisht do mbaj peshën në sulmin e ekipit modest.
Formula e transferimit të Manaj mbetet për tu zbuluar, megjithatë mendohet se do jetë një huazim me të drejtë blerje të kartonit.

Poll