
Trajneri italian i kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi, ka folur në lidhje me ndeshjen e kombëtares U-21, ku kuqezinjtë e Redi Jupit barazuan 1-1 në ndeshjen miqësore. Tekniku italian, së bashku me ndihmësin e tij, Tramezzanin nuk udhëtuan për të parë këtë ndeshje dhe për këtë De Biazi ka shpjeguar arsyen, ku shprehet që e ka parë ndeshjen në televizor, ndërsa për ndihmësin e tij Tramezanin tregon që ai e ka pasur të pamundur të ishte prezent pasi ka vetëm shumë pak kohë që ka marrë pushimet. Gjithsesi "misteri" siguron që kanë marrë formacionin e duhur në lidhje me atë takim.
"Nuk më duket çështje dhe nuk është e tillë. Ndeshjen e kam ndjekur në televizion dhe kam pasur përshtypjet më të mira në mënyrë se si luajtën 21-vjeçarët. Tramezzani gjithashtu e kishte të pamundur të shkonte sepse pushoi. Kishte shumë pak ditë pushime në dispozicion dhe qëlloi në atë moment. Ju siguroj që kemi informacionin e duhur për gjithçka", ka përfunduar De Biazi për sportnews.