
Ekipi i Skënderbeut ka vendosur të shtyjë fazën përgatitore në Turqi deri në datën 20 janar. Ky vendim nga ana e klubit ka ardhur pas vendimit që ka marrë FSHF-ja për shtyrjen e kampionatit në për në datën 28-të janar, vendim që u mor me konsensusin e të gjithë ekipeve të Superligës.
Ekipin në drejtimin e trajnerit Daja ka vazhduar sot seancën e radhës stërvitore, për të arritur formën maksimale për pjesën e mbetur të kampionatit.
Ndërkohë që drejtuesit e klubit janë duke kërkuar një ekip për zhvillimin e një takimi miqësor meqenëse kanë edhe 3 ditë në dispozicion nga qëndrimi në Turqi.
[gallery columns="1" size="full" ids="74225"]
Poll