Luiza Gega ka vendosur t'i marrë dhe ti thyejë një nga një rekordet e vendosura në atletikën shqiptare.
Ajo vazhdon të tregojë se është një nga atletet më të mira të historisë të sportit shqiptar. Gjatë ditës së sotme, Gega ka shkruar emrin përsëri në librin e rekordeve për atletikën, duke thyer një të tillë që rezistonte prej 28-vitesh.
Kësaj here bëhet fjalë për rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave, që mbahej nga Anila Kasati, me khën 34 minuta e 46,01 sekonda, i vendosur në vitin 1989.
Gega e ka thyer sot atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash.
Në qershorin e vitit 2014, Gega kishte thyer edhe një tjetër rekord që mbahej nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave.