
Ditën e sotme është zhvilluar një miqësore mes Kastriotit dhe Kamzës. Ky takim është mbyllur me rezultatin 1-1, ku asnjë prej skuadrave nuk ka mundur të fitoje ndeshjen.
Kjo ishte një tjetër sfidë pozitive për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli, që duhet thënë se në këto takime miqësore që ka zhvilluar, djemtë e tij i janë përgjigjur shumë mirë në këto ditë, që kur ai ka filluar me krutanët.
Padyshim që sfida e tij më e madhe është të ndihmojë skuadrën të mos bjerë nga Kategoria Superiore. Mbetet për t'u parë nëse diçka e tillë do të realizohet nga Kastrioti.
Poll