Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk mjafton ndeshja, Ilir Daja bën lojtarët e Flamurtarit "të flasin me vete"

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjafton ndeshja, Ilir Daja bën lojtarët e Flamurtarit

Dje, është zhvilluar një ndeshje miqësore, sikurse ishte ajo mes Flamurtarit dhe Lushnjes. Ky takim ka përfunduar me shifrat 1-1. Asnjë prej ekipeve nuk arriti të merrte fitoren. Mirëpo, më shumë se kaq, trajneri Ilir Daja kërkon të marrë maksimumin nga djemtë e tij.

Pasdite, pasi janë kthyer në Vlorë, tekniku ka vendosur që lojtarët të stërviten në palestër nga stafi teknik, duke qenë se kushtet atmosferike nuk e lejonin diçka të tillë në terren. Trajneri e di shumë mirë se për pak ditë fillon kampionati dhe lojtarët duhet të jenë në një gjendje shumë të mirë fizike për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit, pasi tashmë është momenti më i rëndësishëm, ku nuk lejohen as gabimet më të vogla.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga