Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

"Nuk më ndani dot nga fanella kuqezi e Loro Boriçit", ish-deputeti thirrje kombëtares: Jam me ju!

Shkruar nga NEWSPORT

Ecuria negative e kombëtares shqiptare të futbollit ka revoltuar shumë personalitete të sferave të ndryshme.

Humbja ndaj Francës me shifrat 4-1 është pritur si një "tragjedi" nga tifozët kuqezi, që shpresonin të bënin më mirë kundër kampionëve të Botës. Megjithatë, në gjithë këtë atmosferë negative nuk kanë munguar statuset mbështetëse për lojtarët e kombëtares.

Pas kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cili ka falenderuar djemtë e kombëtares për emocionet e dhuruara, teksa i ka shprehur mbështetje më të madhe sot nga sa e mbështeste dje.

Ish-deputeti Vasili shton se asnjë rezultat nuk e ndan nga fanella kuqezi e Loro Boriçit dje dhe e lojtarëve aktual të kombëtares sot.

"Jam me kuq e zinjte sot me shume se dje!!! Djem te kombetares kuq e zi jam me ju!

Jam edhe me Edi Rejen! Ju na keni dhuruar emocione dhe momente qe nuk do ti harrojme per gjithe jeten.

All - Paragraf - 3

Sot nga shkallet e stadiumit,nga shtepite,nga baret e nga kudo ne ju mbeshtesim me gjithe fuqine e zemres.

Te humbasesh me kampionet e botes nuk eshte asnje surprize dhe kurre nuk eshte shkak per te lene luften ne mes. Luftoni djem te mire kuq e zinj une jam me ju sot me shume se asnje here tjeter.

Asnje rezultat sado i hidhur nuk me ndan dot nga fanella kuq e zi e Loro Boricit dje dhe e djemve te shkelqyer kuq e zi sot. Kombetarja eshte nje ne dhjetra vjet dhe dashurine per te se ndryshon asnje ngjarje apo rezultat.

Ti leme komentet dhe analizat e lodhshme pa fund dhe te veshim fanellen e mrekullueshme kuq e zinj e te bejme tifon qe djemte e kombetares presin nga ne."-shkruan Vasili në rrjetin e tij social "Facebook".

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga