
Këtë sezon do të mësohemi ta ndjekim Vllazninë në Kategorinë e Parë të futbollit. Kuqeblutë bashkë me teknikun Hasan Lika do të kërkojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar dhe prova e parë do të jetë nesër me ekipin e Korabit.
Shkodranët luajnë në shtëpinë e tyre "Loro Boriçi" ku do të kërkojnë dhe mbështetjen e tifozëve vendas duke parë momentin e vështirë që po kalon klubi.
Për ndeshjen e nesërme klubi i Vllaznië ka bërë njoftim zyrtar në "Facebook".
Vllaznia ndodhet në grupin A të Kategorisë së Parë ku do të rivalizohet edhe nga një tjetër ekip i madh i futbollit shqiptar Dinamo.
Poll