
Presidenti I vendit, Ilir Meta ka dekoruar ish-portierin e Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar, Sulejman Maliqati. Kreu I shtetit I aka bërë të paharrueshëm 92 vjetorin gardianit, ndërsa është shprehur se "Macja e Zezë" ishte mburojë e pakalueshme e portës shqiptare.
Bashkë me dekoratën, Meta ka uruar professor Maliqatin për 92 vjetorin e lindjes ndërsa ka sjellë në vëmendje një fakt të veçantë se në kohën kur ishte në portë, gardiani nuk përdorte doreza duke e ndierë lojën. "I cilësuar si "macja e zezë" dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.
Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar dhe në vlerësim të sakrificave për arritjen e rezultateve të shkëlqyera duke përfaqësuar denjësisht fanelën e Partizanit dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë ta çmoja me Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", shkruan Meta.
Postimi I plotë:
Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojrave të Leipzigut të vitit 1958.
I cilësuar si "macja e zezë" dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.
Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar dhe në vlerësim të sakrificave për arritjen e rezultateve të shkëlqyera duke përfaqësuar denjësisht fanelën e Partizanit dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë ta çmoja me Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit".
Jetë të gjatë e me shëndet të plotë Sula ynë, njeriu me vlera dhe integritet të lartë qytetar, edukatori shembullor për brezat më të rinj si model i mjeshtërisë dhe atdhedashurisë!