
Partizani do të luaj të diel në 20:45 ndeshjen e javës së 34 në transfertë me Teutën. Pas barazimit në derbin me Tiranën, duket se situate te Demat është jo e qetë, ndërsa trajneri Sormani u shkarkua nga klubi. Si të mos mjaftonin pesë rastet pozitive me Covid-19, te të kuqtë shqetësojnë edhe dëmtimet.
Esin Hakaj dhe Theophilius Solomon vijojnë të ndiejnë shqetësime nga dëmtimet, ndërsa listës së mungesave I shtohet edhe Rron Broja. Mesfushori është I pezulluar pasi ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë. Renaldo Kalari duket se duhet t'I bëjë mirë llogaritë për transfertën e "Niko Dovanës", pasi do të jetë pa gjysmën e ekipit.
Poll