Një nga historitë më të veçanta të dashurisë ka qënë ajo mes Raffaella Fico dhe Mario Balotellit. Gjithsesi, gjithccka ka marrë fund me kohë dhe tashmë dyshja është ndarë. Bukuroshja Fico është kthyer pas në kohë, teksa nga shtëpia e Big Brother ka folur pikërisht për lojtarin dhe atë çka ka përjetuar me të.
“Ai ishte një dashuri gjithëpërfshirëse. Unë kam pasur histori të tjera pas tij, por kurrë nuk i jam dhënë siç i jam dhënë atij dhe nuk kam qenë kurrë e dashuruar me këta njerëz siç kam qenë me të.Ne u sqaruam dhe ai gjithashtu më kërkoi falje duke thënë se e dinte dëmin që më kishte bërë. E dua shumë atë si një vëlla” – tha ajo.