
Elvis Rexhbecaj është një nga talentët shqiptar që aktivizohet në Bundesligën gjermane me Wolsburg. Sezonin e kaluar mesfushor arriti të fitonte një vend titullari, ndërsa këtë sezon nuk ka luajtuar ende në Bundesligë, por vetëm në Kupë ndaj Leipzig. 22-vjeçari shqiptar me origjinë nga Kosova nuk ka zgjedhur ende se me cilën kombëtare do të luajë. Ëndrra e tij është luajë për Gjermanin, ndërsa në kërkim të tij janë edhe Shqipëria me Kosovën.
Sipas mediave gjermane, Rexhbecaj mund të largohet edhe Wolsburg dhe skuadra e tij e ardhshme mund të jetë Bazeli. Skuadra zvicerane ka kthyer sytë nga talenti 22-vjeçar dhe në merkaton e janarit mund të bëjë një ofertë për të. Te Bazeli, Elvis Rexhbecaj do të gjejë edhe dy shqiptarët e tjerë Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova.