
Miqësorja Erzeni – Partizani është shtyrë për ditën e nesërme. Ishte programuar të zhvillohej sot përballja mes shijakasve dhe të kuqve, por klubet janë dakordësuar për të luajtur nesër. Temperaturat e larta kanë detyruar stafet të përcaktojnë të martën si ditën e testit miqësor.
Ndeshja Erzeni – Partizani është caktuar të luhet nesër në orën 18:00, në stadiumin “Tofik Jashar”. Kjo përballje do t’u shërbejë të dy trajnerëve për të parë gjendjen e futbollistëve në dispozicion.
Poll