Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka pushim për skuadrën e PARTIZANIT, dy shqetësime sërish për trajnerin GEGA

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka pushim për skuadrën e PARTIZANIT, dy shqetësime

Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të këtij sezoni futbollistik. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi i kuq njofton se grupi është i plotë, veç Rubin Hebajt dhe Dilaver Dukës që stërviten të diferencuar.

Pas barazimit 1-1 kundër Antalyaspor në tokën turke, trajneri Skënder Gega nuk dëshiron të humbë kohë dhe ka vijuar edhe ditën e sotme me stërvitjen e të "tijve".

"Pas testit të dytë miqësor ndaj Antalyaspor i cili u mbyll në barazim 1 - 1, skuadra ka vijuar përgatitjet. Sot ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore paradite. Gjendja e grupit shfaqet optimale me përjashtim të Hebajt dhe Dukës të cilët vijojnë stërvitjet të diferencuar.

Të dielën ekipi do ti rikthehet përgatitjeve me dy seanca në ditë. Të hënën datë 14 Janar në orën 15:00 me atë shqiptare skuadra do të zhvilloj edhe testin e tretë miqësor ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb", shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga