Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka më "ankth", lojtari bashkohet me VLLAZNINË

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka më "ankth", lojtari bashkohet me VLLAZNINË

Vllaznia po vijon normalisht përgatitjet për javën e 18 të Superligës, teksa në mesjavë do të presë në "Loro Boriçi" ekipin e Flamurtarit. Të besuarit e Jonuz janë kthyer nga Ohri me pritshmëri maksimale, duke nënshkruar edhe me tre lojtarë në këtë hapsirë merkatoje. Bëhet fjalë për mbrojtësin Adili dhe dy sulmuesit Hristov dhe Sidorenco.

Trajneri nga Maqedonia e Veriut i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, duke përfshirë edhe brazilianin Hygor. Prej nëntorit 2019 braziliani ishte me leje nga klubi, si shkak i një problemi familjar. Dje në mbrëmje lojtari ka mbërritur në Shkodër dhe pritet që sot t'i rikthehet stërvitjes me Vllazninë. Trajneri Jonuz ka një tjetër "përforcim" për mesfushën, me Hygor që rezultoi një blerje e goditur në ndeshjet e zhvilluara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga