
Bayern Munchen po kalon një sezon të mirë dhe duket se forma e Levandovskit në sulm, ka zbehur edhe pozitën e veteranit Thomas Muller. Gjermani që është bërë i njohur në klubin bavarez, po kalon një sezon jo fort të mirë teksa nuk është në zgjedhjet e teknikut Kovaç. Këtë sezon ai ka zhvilluar vetëm 296 minuta dhe 5 herë e ka nisur takimin nga stoli.
Sipas raportimeve në ishull, gjigantët e United janë duke bërë sondazhin e nevojshëm pët të afruar në skuadër një sulmues race si Muller, kontrata e të cilit me klubin nga Myhihu skadon në verën e 2021. 30 vjeçari është pjesë e klubit bavarez që prej 2011 dhe gjatë karrierës së tij me këtë fanellë ka zhvilluar plot 326 takime dhke shënuar 110 gola.
United duket t'i ketë ofruar një kontratë 3 vjeçare sulmuesit, për t'i mbushur mendjen të transferohet në ishull. Gjermani ëndërron që të jetë pjesë e "panzerave" edhe për Europianin 2020, andaj një transferim në një ekip ku do të kishte minuta, është i mirëpritur prej tij.