Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka debutuar prej dëmtimit, futbollisti i ri i Laçit: Tirana më tronditi, në Shqipëri më solli kushëriri

Shkruar nga NEWSPORT

Mesfushori Steven Kodra ishte afrimi i Laçit në merkaton e dimrit. 23 vjeçari nuk ka debutuar ende me kurbinasit ndërsa një dëmtim e ka mbajtur jashtë. I aktivizuar në ligat e ulëta në Gjermani, Kodra ka theksuar për Wa.de se ka ardhur në Shqipëri rastësisht pas shtatë vitesh me ftesë të kushëririt që I ka siguruar një provë me ekipin e Laçit, aty ku nënshkroi kontratë profesioniste prej aftësive në fushë.

"Pasi erdhi në Gjermani, kushëriri më ftoi në Shqipëri që të vazhdoja karrierën. Dhe unë që ia ktheva me shaka: "Po do vij". Pas disa ditësh e telefonova dhe i thashë nëse mund të më siguronte një seancë prove. Ai më pyeti se kur mundesha dhe unë ia ktheva: "Që nesër".

U nisa menjëherë për në Shqipërinë dhe shkova te Laçi për provë. Kam bërë një ose dy stërvitje. Ata shpejt e panë që unë mund të luaja futboll. Nënshkrova një kontratë profesionale. Kam pasur problem me dëmtimet, por tashmë ndihem gati. Mendoj se do të luaj së shpejti. Kontrata ime skadon  në fundin e këtij sezoni, por unë jam optimist se do të mbetem ende këtu.

Jam tronditur kur pashë gjallërinë dhe ndryshimet në Tiranë. Këtu nuk ka orar ndalim. Gjithçka është e hapur përfshirë restorantet dhe palestrat. Kjo është e rëndësishme për mua. Koronavirusin nuk e vë re fare këtu. Gjithashtu edhe për pjesën e futbollit janë të gjitha kushtet për t'u rritur", tha 23 vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga