Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ka debutuar ende në Superligë, trajneri italian i befasuar me futbollistin e Laçit: Është shumë i talentuar, do të tentoj ta transferojë jashtë vendit

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka debutuar ende në Superligë, trajneri italian i befasuar me

Arbër Bytyqi është një nga talentet shqiptar më premtues për të ardhmen. Mesfushori 16-vjeçar është pjesë e Laçit, por edhe pse stërvitet me ekipin e parë nuk ka bërë ende debutimin e tij në Superligë. Në të kaluarën Bytyqi ka qenë pjesë e Lirisë ku është drejtuar nga trajneri italian, Vincezo Alberto Annes. Në një prononcim për “Gazeta Sheshi”, tekniku është shprehur se është befasuar nga talenti i mesfushorit shqiptar dhe po punon për ta tranferuar në një kampionat më të fortë.

“Futbolli në Kosovë është shumë taktik, jam befasuar për të mirë. Kam parë disa futbollistë të mire atje, me disa prej tyre unë jam në kontakt dhe do të tentoj që t’i transferojë jashtë vendit. Njëri nga ta është Arbër Bytyqi, një futbollist jashtëzakonisht i talentuar. Por, ardhja e ‘Covid’ na ndryshoi gjërat, por ne do të punojmë shumë që ta transferojmë atë në një skuadër më të fortë”.

Bytyqi edhe pse është i lindur në Kosovë, ka vendosur të luajë për Shqipërinë dhe është pjesë e Kombëtares U-17. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i drejtuesve të Laçit, nëse do të heqin dorë nga talenti i tyre apo do t’i japin mundësi të debutojë në ekipin e parë e më pas ta transferojnë siç kanë bërë me Uzunin apo edhe lojtarët të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga