Ernest Muci ishte heroi I Tiranës në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit në derbi. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi sërish duke I dhënë një pikë që për badheblutë mund të përkthehet në titullin kampion. Në një intervistë për “Supersport”, Muçi tregoi golin më të rëndësishëm, por edhe ofertat në merkato.
“Mundohem sa herë futem në fushë të jap më të mirën. Jam I lumtur që kam shënuar kaq gola dhe dua të jap më të mirën për skuadrën time”.
Minutat e pakëta? “Edhe kur jam në formacion edhe në stol, dua të luaj sa më shumë, por këtë e ka në dorë trajneri që vendos”.
Festa e golit? “Nuk është se nuk festova, por mora topin e pashë që ishim në minutat e fundit dhe donim që të fitonim”.
Cili gol të ka shijuar më shumë? “Goli më I bukur ka qenë ai I 5-1 në derbi, por asissti për Cobbinah në derbi që fituam është më I rëndësishëm”.
Elozhet? “Kam që 16 vjeç këtu te Tirana dhe nuk e kam problem pasi nuk jam I përkëdhelur te ky ekip”.
Oferta prej 500 mijë euro dhe aventura jashtë? “Shifrat nuk më trembin, por më gëzon që është lartë pasi tregon vlerësim. Jam gati të luaj jashtë dhe të marrë minutazh në një kampionat më të fortë. Mosha ime 19-vjeçare e të rritesh në një kampionat të fortë është akoma më mirë. I di skuadrat që më kërkojnë, por duhet edhe dy javë që merkato të hapet”.