Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk ishte në finalen e Kupës së Shqipërisë, TIRANA emocionon Albi Dokën: Do të rikthehet sërish

Shkruar nga NEWSPORT

Albi Doka nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Tiranës. Mbrojtësi i njohur që dha një kontribut të madh në fitimin e titulli kampion ka marrë edhe falënderimin publik të klubit bardheblu.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar, anësori i linjës së djathtë falënderohet për kontributin e dhënë në skuadër, ndërsa theksohet se do të rikthehet sërish.

"Faleminderit Albi Doka. Një kampion që largohet për t'u rikthyer sërish. Faleminderit Albi dhe sukese në aventurën e re në Kroaci", shkruhej në kanalin zyrtar të Tiranës.

Kujtojmë që 23-vjeçari do të transferohet në Kroaci te skuadra e Goricës. Këtë sezon ai u aktivizua në 30 ndeshje, 26 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Ai nuk ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Shqipërisë, të cilën Tirana e humbi duke u mposhtur 2-0 nga Teuta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga