
Henrique Dalbert u largua nga Interi gjatë merkatos së janarit për t'u huazuar te Rennes në kampionatin francez. Mbrojtësi brazilian edhe pse u largua për të luajtur më shumë minuta nuk është preferuar nga skuadra e Rennes.
"Sky Sport", bën me dije se Dalbert do të largohet nga Franca dhe do të huazohet sërish. Këtë herë mbrojtësi do të firmosi për Valladollid në La Liga deri në fund të sezonit. Ekipi në pronësi të Ronaldo Fenomenit kërkon përforcime dhe Dalbert do të jetë afrimi i parë i merkatos së janarit.
Poll