Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Nuk është çudi që Skënderbeu mposhti Partizanin", Presidenti Takaj flet pas suksesit: Këtë gjë kanë të rinjtë, objektivi është i arritshëm

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk është çudi që Skënderbeu mposhti

Skënderbeu mposhti 0-1 Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Presidenti Ardian Takaj ka folur për mediet, jo vetëm për këtë 90 minutësh, por edhe për mbijetesën. Ai shprehet se objektivi është i arritshëm, pasi ka shumë ndeshje në lojë. Sa i përket triumfit ndaj të kuqve, numri një i korçarëve thotë se kjo nuk është çudi.

"Këta çunat e rinj këtë kanë, bëjnë ndeshje të bukura, bëjnë edhe ndeshje të dobëta.Nuk janë të qëndrueshëm gjatë gjithë kampionatit. Megjithatë kjo ishte një fitore që është një sinjal shprese për mbijetesën.

Të shikosh ekipin në këtë gjendje dhe kur mendon ekipin e fortë të dikurshëm, si ndihesh?

Nuk e di... Niveli këtu poshtë është më i vështirë, ka probleme shumë më të mëdha, probleme arbitrimi... Edhe duhet ta përballosh ndryshe.

Skënderbeu është ekip i ri dhe mund të fitojë kudo. Nuk është çudi që fitoi këtu, mund të fitojë gjithandej. Këtë problem kanë këta lojtarët e rinj, sepse luajnë dhe aty kur duhet të fitojnë nuk e bëjnë dhe aty ku nuk e pret fitojnë. Mbijetesa? Normalisht nuk kemi hequr dorë, janë edhe 13 ndeshje të tjera. Rivalët nuk janë larg. Nëse djemtë janë seriozë dhe luajnë, normalisht objektivi mbijetesë është i arritshëm" tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga