Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Nuk e kuptova acarimin e Cikalleshit pas ndeshjes", Astrit Hafizi vazhdon me kritikat për Kombëtaren: S'mund t'ia lësh ndeshjen rastësisë, kemi probleme

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e kuptova acarimin e Cikalleshit pas ndeshjes", Astrit Hafizi

Kombëtarja shqiptare u mposht ditën e sotme në transfertë 3-1 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë bën shumë gabime në mbrojtje duke pësuar 3 gola, ndërsa goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Cikalleshi. Sulmuesi kavajas tundi rrjetën me një "perlë" nga jashtë zone. Në fund të ndeshjes, Cikalleshi shpërtheu ndaj kritikëve, ndërsa I ftuar në emsionin në "Supersport", Astrit Hafizi u shpreh se nuk e kuptoi reagimin e sulmuesit. Gjithashtu ish trajneri i Kombëtares vijoi me kritikat për kuqezinjtë.

"Mund të gabojë edhe mbrojtja, kjo i ndodh edhe skuadrave të mëdha. Problemi është që lojtarët kundërshtarë të mos dalin pas mbrojtësave tanë e kjo nuk bëhet vetëm me 3 mbrojtësit mbrapa. Gjendjen fizike mund ta përmirësojmë duke bërë zëvendësime më shumë e më shpejtë. Trajneri bëri 3 ndryshime në minutën e 80-të. Ne duhet të fitonim ndonjë element për ndeshjet e radhës, por nuk fituam asgjë. Kam shumë pretendime për lojën dhe ne nuk e kemi aspak. Nëse flasim për veprimin individale të ndonjë lojtari si Cikalleshit, nuk mund ta lëmë gjithmonë në dorë të një lojtari për të shënuar gol.

Është shumë pak, Reja duhet të nxjerri konkluzione pasi ka shumë probleme për ndeshjet e shtatorit. Është shumë pak t'ia lësh rastësisë ndeshjen duke tentuar të shënosh me një rast. Skuadra kundërshtare ishte e përgatitur dhe e nxitur nga humbja e parë që kishin nga Italia. Duhet të punojmë më shumë në aspektin sulmues, nuk e kuptova acarimin e Cikalleshit në intervistë. Ai nuk duhet të marrë përgjegjësi për të gjithë repartin e sulmit. Nuk I takon pasi nuk është gabimi i tij që nuk ka luajtur më shpesh në Kombëtare. Po ishte trajnuar më mirë ky lojtar do të kishte bërë më mirë. Nuk është profesioniste që të Cikalleshi të merret me gjyqtarin në fund të ndeshjes pasi ishte miqësore".

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga