Klaus Gjasula është mungesa e radhës për Shqipërinë në ndeshjen e sotme ndaj Polonisë. Mesfushori bëri tamponin pak orë më parë pasi kishte simptona dhe për fat të keq doli pozitiv.
Vetë lojtari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke u shprehur i mërzitur që nuk do të jetë sot në fushë për të ndihmuar skuadrën kuqezi.
"Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj dot akoma që sot nuk jam prej covid-19 me çunat në fushë", shkruan mesfushori. Gjasula së bashku me Cikalleshi, Gjimshitin dhe Çekiçin nuk do të kenë mundësi që të luajnë sot ndaj Polonisë për shkak dëmtimesh, infektimesh me Covid-19, por edhe pezullime me kartonat.

Poll