Arsenal është ende në krizë pas shkarkimit të trajnerit Unai Emery. Tekniku i ri një ish i Arsenalit, Freddie Ljungberg e ka nisur me një barazim dhe një humbje aventurën tek topçinjtë. Ditën e sotme Arsenal u befasua në shtëpi nga skuadra e Brighton e cila e fitoi ndeshjen me rezultatin 1-2.
Ajo që është vënë re tek skuadra e Arsenal në javët e fundit është riaktivizimi nga minuta e parë e mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, pas incidentit të rëndë të ndodhur me tifozët e klubit. Edhe pse shumë tifozë kërkojnë largimin e tij, drejtuesit kanë vendosur që Xhaka të jetë titullar në ndeshjet e fundit, por përsëri nuk i ka shpëtuar kritikave.
Teksa u kritikua në sfidën ndaj Frankfurtit, se pas humbjes ishte i gëzuar dhe shfaqej duke qeshur, këtë herë Xhaka ka marrë nota të ulta pas performancës së bërë.
“Luan kryesisht në mbrojtje duke bërë gabime të shumta dhe të njëpasnjëshme, nota 5.5 për të”, shkruajnë mediat për paraqitjen e Granit Xhakës.
Ndërkohë më i dobëti i sfidës së sotme është shpallur David Luiz me notën 5, i cili kishte faj direkt në pësimin e golave.