
Partizani do të luajë në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të kuqtë, të cilët do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv. Klubi i Partizanit ka postuar një njoftim në faqen zyrtare në facebook ku i bën thirrje të gjithë tifozëve se biletat për këtë sfidë mund t'i gjejnë në Tiranë.
"Klubi njofton se për sfidën Laçi - Partizani e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, tifozeria e kuqe mund ti siguroj biletat e këtij takimi në Tiranë. Falë bashkëpunimit me Kompaninë që menaxhon biletat, tifozët të cilët dëshirojnë të jenë present në stadiumin e Laçit, do të mund ti sigurojnë biletat (me vlerë 200 lek) paraditen e së enjtes duke filluar nga ora 11:00, pranë Pallatit të sportit "Asllan Rusi".
Takimi Laçi - Partizani do të luhet të enjten 16 nëntor në ora 14:00", shkruhej në faqen zyrtare të Partizanit.
Kujtojmë që të kuqtë vijnë në këtë sfidë me trajnerin e ri Sulejman Starova, ku do të tentohet një rezultat pozitiv.