Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Njoftim i rëndësishëm për tifozët, Partizani publikon çmimet e biletave ndaj Laçit

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani do të luajë ditën e shtunë sfidën e radhës në kampionat ndaj Laçit. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi kërkojnë të arrijnë objektivat që kanë. Pas barazimit ndaj Kastriotit, të kuqtë kërkojnë të kthehen te fitorja për të ruajtur diferencën ndaj Kukësit, ndërsa Laçi me objektivin Europë, kërkon të një vend në pjesën e sipërme të tabelës. Në faqen zyrtare klubi i Partizanit ka publikuar dhe çmimet e biletave për ndeshjen ndaj kurbinasve.

Postimi i Partizanit:

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE 
FK PARTIZANI - KF LAÇI 
E SHTUNË 27 PRILL ORA 19:00

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit "Selman Stërmasi" do te jenë:

Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek (reja)

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1,H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Premte ora 10:00 deri 19:00 e në vazhdim, pranë pikës së shitjes, në stadiumin "Selman Stërmasi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga