Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Njihuni me golashënuesin më të vjetër në futbollin profesionist

Shkruar nga NEWSPORT
Njihuni me golashënuesin më të vjetër në futbollin

Lojtari japonez Kazuyoshi Miura ka thyer rekordin e tij si golshënuesi më i vjetër në Ligën Japoneze. Miura shënoi të dielën për FC Yokohama pas 22 minutash lojë, por skuadra e tij humbi kundër FC Gifu me rezultat 2-1. Ai shënoi në moshë 49 vjeçare, 3 muaj dhe 24 ditë, duke thyer kështu rekordin e tij të vitit të kaluar.

Lojtari po luan sezonin e tij të 31 si futbollist dhe ka firmosur kontratë të re Nëntorin e kaluar. Miura ka shënuar 55 gola në 89 paraqitje për Japoninë që nga viti 1990, por nuk luajti asnjë munutë në Kupën e Botës. Ish-golshënuesi më i vjetër në Ligën Japoneze ishte trajnieri aktual i Japonisë Zico, i cili shënoi për Kashiman në moshën 41 vjeçare në vitin 1994.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga