
Mesfushori francez Samir Nasri do të ketë mundësi sërisht të luajë futboll pas thuajse një viti pezullim për shkak se rezultoi pozitiv në testin antidoping. Lajmi i mirë për ish-futbollistin e Arsenalit dhe Manchester City është se ai mund të rikthehet në fushë menjëherë pasi klubi ku ai po stërvitet Ëest Hami i ka ofruar një kotratë 6-mujore për të luajtur në Premier League. Falë eksperiencës, francezi mund të arrijë gjatë merkatos verore të firmosë me një ekip me emër.
Nasri bëri famë gjatë kohës së që luajti me Arsenalit dhe Manchester Cityn, ku me këta të fundit fitoi dy tituj kampionë (2012 dhe 2014). Në shkurt të këtij viti, ai dështoi në testin anti-doping dhe u përjashtua nga aktivitetet futbollistike nga UEFA. 31-vjeçari ka përfaqësuar Francën në arenën ndërkombëtare nga 2007-2013 duke luajtur në një kampionat europian dhe një Kupë Bote.