
Arianit Krasniqi është një nga lojtarët që spikati në pjesën e parë të këtij sezoni futbollistik në Kavajë. Mbrojtësi 18 vjeçar ka treguar progres në lojën e tij dhe kjo ka rënë në sytë e drejtuesve që kanë vendosur t'i promovojnë vlerat në kanalin zyrtar të klubit.
Përmes një postimi, shkruhej se djaloshi në fjalë është gati për t'iu bashkuar Kombëtares.
"Arianit Krasniqi, datëlindja 23/03/2000, u transferua në klubin tonë gjatë merkatos verore duke treguar perfomancë gjithnjë në rritje gjatë gjysmës së parë të sezonit.
Pozicionin natyral e ka mbrojtës të djathtë duke treguar saktësi në fazën mbrojtëse dhe shpirt gare të lartë.
Shumë shpejt pritet ti bashkohet kombëtares së moshave", shkruhet në kanalin zyrtar të klubit kavajas.
[gallery size="full" columns="1" ids="318572"]