
Lushnja - Pogradeci është ndeshja e ditës së sotme që do transmetohet drejtëpërdrejtë në valët e Televizionit Publik Shqiptar. Ky takim do të startojë në orën 13:00 dhe të gjithë ata që s'do kenë mundësi të jenë të pranishëm në "Roza Haxhiu" mund ta ndjekin në RTSH Sport.
Kjo përballje mund të konsiderohet edhe si kryesfida e javës së shtatë në Grupin B. Lagunarët kryesojnë me 15 pikë, ndërsa Pogradeci ndodhet në vendin e katërt me 10 pikë aq sa ka Devolli i vendit të dytë.
Liqenoret do të tentojnë një rezultat pozitiv, megjithëse në shtëpinë e myzeqarëve do të jetë mjaftë e vështirë duke qenë se kanë me vete dhe publikun e zjarrtë.
Poll