
Kukësi do të luajë të mërkurën kundër Apolonisë, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Para kësaj sfide i është bashkuar skuadrës sulmuesi Godberg Cooper.
Sulmuesi shtatlartë i verilindorëve pritet të japë kontributin e tij për kuksianët të cilët po kalojnë një situatë të vështirë në këto javë të Superiores.
"Skuadra ka vijuar sot me përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Apolonisë.
Me grupin është bashkuar eshe sulmuesi Godberg Cooper i cili ka qenë në Itali duke kryer fazën e rikuperimit pas një dëmtimi të pësuar para disa javësh. Skuadra zhvillon nesër stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe më pas grumbullohet në Fier", shkruhej në faqen zyrtare të Kukësit.
Poll