
Ekipi i Turbinës nuk është aty ku drejtuesit e kanë projektuar në fillim, duke sjellë edhe masat e para për skuadrën. Vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit dhe vendi i tetë, kanë bërë që drejtuesit të kërkojnë llogari te lojtarët cërrikas.
Presidenti Gentjan Gjoka ka gjobitur me pesë milion lëkë lojtarët, duke vendosur që të ndërhyjë për përmirësimin e situatës. Presidenti thekson se në rast humbjeje do të vijojnë masa të tilla dhe vetëm fitorja në ndeshjen pasardhëse ndaj Apolonisë në transfertë, do të zgjidhte situatën e gjobave.
Poll